“Të vjedhur dhe të tallur” kështu e nis regimin e saj në rrjetet sociale Nisma Thurje, ndërsa i referohet furnizimit me ujë në kryeqytet. Në reagim Nisma Thurje liston një sërë argumentesh sipas të cilës kanë ndikuar që shumë zona në Tiranë, sot të vuajnë mungesën e furnizimit me ujë.

“Ka vetëm një mënyrë se si kjo situatë merr fund dhe kalon nëpërmjet reagimit. Duhet të bëhemi bashkë, të ulërasim, të bërtasim, të kërkojmë llogari për çdo qindarkë të paguar e të pashërbyer nga Bashkia.
Bashkë, përtej partive e përtej ndasive.
Për veten tonë dhe familjet!
Sepse Tirana ka ujë, por atë na e vjedhin, e pasi e vjedhin tallen me ne live në çdo televizion!” thuhet ndër të tjera në postimin e nismës Thurja.

Postimi i plotë:
“Nuk ka ujë sepse ndërmarrja e Ujësjellësit prej vitesh, si nga këta e si nga ata që ishin, është parë si fole ku militantët marrin rroga dhe si lopë ku mbushin xhepat kryetarët pas mjeljes së përvitshme.
Ndaj, pavarësisht se me lekët e paguara në vite ndaj UKT dhe si pasojë fitimin që kjo ndërmarrje do të kishte gjeneruar në vite nëse do të mirëmenaxhohej (vetëm 4 vitet e fundit ka gjeneruar 25 milionë euro fitim (pa llogaritur vjedhjen), do të kishim mundësuar vaditjen e Saharasë, Tirana nuk ka ujë.

Nuk ka ujë sepse rrjeti i ujësjellësit trajtohet si send pa vlerë nga ndërtuesit e babëzitur të cilët me lejen e Kryetarëve kanë ndërtuar e ndërtojnë vend e pavend kudo gjejnë një shesh bosh, e duke shkatërruar e rishkatërruar rrjetin e tubove me pasojë amortizimin dhe dobësimin e fuqisë furnizuese. Vetëm 4 vitet e fundit janë dhënë leje ndërtimi të cilat e rrisin qytetin me rreth 20%, ndërkohë investimi në rrjetin e ujësjellësit është pothuajse zero.
Nuk ka ujë sepse burimet hidrike përreth qytetit nuk trajtohen si pasuri e përbashkët e gjithë qytetarëve por si pronë private e kryetarëve me pasojë zhuritjen tonë e pasurimin e tyre.
Nuk ka ujë, sepse sot në krye të Bashkisë ndodhet një krijesë mediatike si €rion Veliaj e cila nuk ka asnjë interes për realitetin por vetëm për mënyrën se si shitet ai në televizione.
Për rrjedhojë sot Tirana ka ujë në male, në televizor, ka ujë në Singapor, por nuk ka ujë në lagje, në shtëpi e në oborr.

Ka vetëm një mënyrë se si kjo situatë merr fund dhe kalon nëpërmjet reagimit. Duhet të bëhemi bashkë, të ulërasim, të bërtasim, të kërkojmë llogari për çdo qindarkë të paguar e të pashërbyer nga Bashkia.
Bashkë, përtej partive e përtej ndasive.
Për veten tonë dhe familjet!
Sepse Tirana ka ujë, por atë na e vjedhin, e pasi e vjedhin tallen me ne live në çdo televizion!
#Bashkohu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb