KOSOVË

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka rrëfyer për luftën e Koshares teksa kanë kaluar 20 vite nga ajo betejë e fortë.  I pranishëm në “Debat Plus”, Zeka ka përkujtuar momentin e parë kur ka hyrë në kufi të Kosovës. Ai thotë se bashkë me Nasim Haradinajn kishin zbritur në tokën e Kosovës pas 18 vitesh në Diasporë.

‘’Bashkë me Nasimin pas 18 viteve, para se të hynim në kufi. Kemi qenë me Nasimin edhe në SHBA. Kur kemi hyrë në kufi, i thashë: Nasim po du me fol me ty diçka. Pashë Zotin, a ma jep besën që nëse plagosem, mos të më lësh të gjallë. Nasimi ma ktheu: Unë atë punë pa besë ta kryejë, të vras,  hiq mos ta ninë’’,  u shpreh në dialekt, Milaim Zeka.

Deputeti tregon se aty është bërë një luftë e madhe.

“Vetë fakti që ushtarët kanë ngrënë e kanë pirë në kazermën e ushtrisë jugosllave, flet edhe dëshmon që aty është bërë një luftë shumë e madhe”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: