SHKUP-Edhe gjatë ditës së sotme, në orët e pasditës, disa dhjetëra qyetarë janë grumbulluar për të protestuar para qeverisë së Maqedonisë për të shprehur zemërimin ndaj udhëheqësve të këtij institucioni pas aferës së përgjimeve.

Protestuesit në duar bartin parulla në të cilat shkruhet “vrasës” “Poshtë Diktatura” Lliri për Maqedoninë”, “Liri për Boshkovskin”, etj.

Qyetarët të cilët kanë dalë për të protestuar, thonë se janë organizuar spontanisht përmes rrjeteve sociale dhe nuk i përkasin asnjë partie politike.

Por mediat e afërta me pushtetin, thonë se protestat janë duke u organizuar me direktivë të partisë maqedonase në opozitë, Lidhjes Social Demokrate.

Edhe gjatë natës së kaluar një grup i qyetarëve kanë protestuar para objektit të qeverisë, të revoltuar nga pushteti aktual.

Ata janë mbledhur mbrëmë menjëherë pas konferencës për shtyp të liderit të opozitës maqedonase nga Lidhja Social Demokrate, Zoran Zaev, ku ky i fundit ka shpalosur të dhëna të reja nga ato që siç i ka cilësuar ai, përgjime të paligjshme të kryera nga pushteti maqedonas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: