TIRANË

Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë emra aktorësh dhe regjisoresh, të cilët sipas tij, janë pro idesë për ndërtimin e një teatri të ri kombëtar. Sipas fjalëve që iu referohet Rama, regjisori Qëndrim Rijani ka thënë se Shqipëria ka kërkuar 38 vite më parë ndërtimin e një tetari të ri.

Sipas këtij të fundit, Shqipërisë i duhen aktorë, regjisorë dhe shumë profesionistë të tjerë, që me punën e tyre të çojnë përpara dhe të krijojnë produkte artistike dinjitoze.

Postimi i Ramës

Lindur në Maqedoninë e Veriut dhe diplomuar në Tiranë, me produksione të suksesshme në Rusi, Turqi, Bosnjë, Zvicër, Kosovë, Shqipëri, etj, regjizori Qëndrim Rijani është aktualisht pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku jep lëndën e Mjeshtrisë së Aktorit dhe në Universitetin e Tetovës, ku jep lëndën e Regjisë së Teatrit. Për Teatrin e ri Kombëtar ai ka opinionin e shumicës dërrmuese të komunitetit teatror.

QËNDRIM RIJANI :
Një Teatër i Ri është kërkuar 38 vite me parë, të cilin ende sot nuk e kemi. Besoj shumë që Shqipëria dhe të gjithë ne shqiptarët, që vazhdimisht sytë i kemi tek ai Teatër Kombëtar dhe vazhdojmë ta konsiderojmë një projekt në Teatrin Kombëtar si arritjen më të madhe tonën ndër Shqiptari, ka dhe kemi nevojë për një Teatër të Ri. Teatri Kombëtar ka nevojë që të vazhdojë të ketë në pronësi çdo pëllëmbë të tokës të cilën posedon sot. Dhe Teatri i Ri Kombëtar do të ketë nevojë për aktorë, regjisorë, skenografë, kostumografë, kompozitorë, etj… të cilët do të arrijnë të shfrytëzojnë dhe menaxhojnë të gjitha mundësitë, që do ofrojë një teatër dinjitoz dhe vazhdimisht do të ofrojnë produkte artistike dinjitoze, pa u fshehur pas formulës së famshme: “Mungesa e kushteve bëri që mos arrijmë të gjitha qëllimet”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: