Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama po vepron si një i çmendur me Teatrin.

Vasili shton se Rama dhe policët që kanë ushtruar dhunë mbi artistët dhe qytetarët do të kenë fundin e hidhur e do të përgjigjen përpara drejtësisë së popullit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Gjyqit te popullit nuk i shpetojne dot kurre!!!

Dje i cmenduri Edi Rama dhe policia rrethuan artiste dhe qytetare duke i lene edhe pa uje,ndaj ne pranga do te perfundojne!!!

Policia e te cmendurit Edi Rama ka “luftuar heroikisht dhe psikopatikisht” qe asnje pike uje dhe asnje kafshate ushqim te mos arrinte tek mbrojtesit e teatrit.

Ky shkollepak dhe trurrenuar se bashku me policine,qe sillet kafsherisht,nga dje jane dhe do mbeten fytyrat me te urryera dhe te neveritshme te nje Shqiperie qe ndryshe nga ata eshte fisnike me ideale,zemergjere dhe e mençur. Te gjithe ata komandante policie,gangstere dhe perverse, qe urdheruan turpin me te zi te policise ne 29 vjet pluralizem,jane te gjithe te evidentuar dhe ndeshkimi i tyre do te jete shume i rrepte dhe shembullor.

Keta maskarenj te policise,kunder cdo ligji, rrethuan mbrojtesit e teatrit, artiste dhe qytetare. Ne gjyqin publik te tyre do tu behen keto pyetje:

1.Mbi cfare ligji ndodhej policia atje?

2.Cfare vendimi zbatonin per teatrin?

3.Perse dhe me cfare ligji garantonte policia plackitjen dhe levizjen e materialeve te teatrit?

4.Pse policia u vu ne sherbim te antiligjit, kur edhe me ligjin e qelbur te po vete rilindjes procedura e Teatrit vazhdon dhe duhet te kthehen prap ne Parlament per te miratuar kontraten,gjithnje sipas ligjit këllire te tyre?

5.Perse ne vend te garantimit te mbarevajtjes se protestes policise kreu izolimin fizik dhe demtimin shendetesor te mbrojtsve te Teatrit?

6.Perse,mbi çfare ligji vendimi apo urdheri u rrethua dhe u izolua me ore te tera Teatri duke marre persiper edhe rrezikimin e jetes se njerezve duke u penguar edhe ujin?

7.Perse u penguan nga policia qytetaret me ane te nje dhune te eger dhe violente,qe tu bashkoheshin mbrojtesve te Teatrit?

8.Perse nuk u arrestuan nga policia personat qe po leviznin pa ligj materialet nga teatri por u inkurajuan dhe u moren ne mbrotje prej saj?

9.Perse policia nuk guxoi te paraqiste asnje urdher me shkrim qe justifikonte veprimet e saj ne mbrojtje te banditeve qe leviznin dhe hiqnin materialet e teatrit?

Keto jane vetem disa nga ceshtjet per te cilat drejtuesit e policise dhe pjestare te saj te zellshem dhunues do te pergjigjen dhe do te perfundojne ne pranga.

Jane te evidentuar me foto dhe Video pa fund dhe askush nuk i mbron dot nga fundi i hidhur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb