“Gramoz Ruçi zgjodhi të jetë njësh me hajdutët e teatrit”-kështu e nis reagimin e tij në facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili lidhur me procedurën e ndjekur nga maxhoranca në parlament për ligjin e teatrit kombëtar. “Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit.”-vijon më tej Vasili ndërsa akuzon kryeparlamentarin se hodhi poshtë kërkesën e opozitës

“Po ky kryetar priti edhe artistët dhe bëri një thes deklaratash hipokrite sikur i mbështeste ata. Sot maskat ranë!!! Kryetari i Kuvendit zgjodhi hajdutët përpara mbrojtjes së prones publike, zgjodhi t’i gënjejë e t’i vjedhë artistët në vend që t’i mbronte ata, zgjodhi të zhbëjë parlamentin në vend që të dilte mbi partinë për ruajtjen e integritetit parlamentar, zgjodhi të jete ortak në shkatërrimin e Tiranës në vend të mbrojtjes së qytetit që e mirëpriti kur erdhi të jetojë 30 vjet më parë, zgjodhi të shkelë mbi moshën e tij e integritetin moral që mosha imponon dhe mbështeti djelmoshat e kusarisë që të rjepin qytetarët.- shkruan ndër të tjera Vasili

“Gjynah….kryetari i kuvendit nuk ka as moshe dhe nuk ka as vite boll per ti lare gjithe keto turpe.”Gjynah qe e mbylli keq dhe me turp…”


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb