Javier Tebas, presidenti i La Ligas, u tregua i ashpër me Florentino Perez, numrin një të Real Madrid. Në intervistën e dhënë, Tebas nuk u përmbajt kur u pyet për Superligën Europiane.
“Gjëja e parë është që ta bëjmë të qartë se kush qëndron mbrapa saj, që duket se nuk duan ta thonë kurrë: është Florentino Perez. Ne duhet të shfaqim fytyrat tona. Gjëja e dytë, nuk është serioze që ne kemi tri formate për tri vite.
“A mendoni se futbolli i lirë do të ishte i zbatueshëm në Spanjë? Nuk është? Jam i sigurt se bën dëm të pabesueshëm”.
“Më shumë se sa shpëtimi i futbollit, misioni duket që është se Real Madridi do ta shkatërrojë futbollin”, përfundoi ai.