Tedi Kopliku, i angazhuar me Partinë Demokratike, deklaroi se politikanë të rëndësishëm në vendin tonë janë dënuar edhe më parë.
Ai shtoi se fakti që drejtësia ka goditur njerëz që kanë pasur poste të larta në pushtet nuk e ka dobësuar qeverinë.
“Kjo është një drejtësi me dy standarde. Politikanë të rëndësishëm janë dënuar dhe më parë. Nuk po goditet korrupsioni, sepse ata persona që janë në burg janë për abuzimin më të vogël që kanë bërë.
Nga goditjet që janë bërë nga drejtësia, PS nuk është dobësuar. Ne kemi 300 ditë me lider në burg. Kemi Salianjin në burg për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim. Ndërkombëtarët kanë drejtuar edhe operacione gjakatare”, deklaroi Kopliku.
(Balkanweb)