Francë-Belgjikë, sfida e së hënës, që do të luhet për raundin e 16-ave të Euro 2024, mund të cilësohet si një mini derbi, pasi këto dy kombëtare kanë një rivalitet historik, më shumë se 120 vjeçar, i cili vitet e fundit është intesifikuar ndjeshëm. Të dyja skuadrat kanë të përbashkët faktin që ende nuk kanë ndezur motorët e tyre në 100%, sidomos skuadra e Didier Deschamps, e cila ka përfunduar në shënjestrën e mediave, për shkak të lojës që “Les Bleus” kanë zhvilluar deri më tani.

Shumë besimplotë u shfaq edhe tekniku Italian Tedesco: Ne do të futemi në fushë për fitore. Jemi të kualifikuar në këtë faze dhe do të ndeshemi ndaj një skaudre top. Këto janë ndeshjet që ne kërkojmë dhe nëse duam të shkojmë sa më lartë, herët a vonë do duhet të përballesh me këto skuadra, theksoi tekniku i Belgjikës, i cili edhe ai sikundër Deschamps e ka të plotë organikën për këtë ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: