Sekretari i Përgjithshëm i PL, ka folur për Neës24 pak minuta pasi përcollën në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, deputetin e PD, Ervin Salanji.

Blushi tha se, ky vendim është i papranueshëm dhe se Salianji nuk ka bërë asnjë gabim ai ka denoncuar afera.

Blushi u drejtohet qytetarëve që të jenë të pranishëm më datën 6 tetor në protestë dhe që duhet të ngrihet zëri për të gjitha padrejtësitë që po bëhen në vendin tonë.

Blushi:

Jo vetëm të korrupsionit por edhe të lidhjeve të qarta të traikaëve të drogës me zyrtarët e qeverisë.

PL e dënon këtë veprim, prandaj të gjithë qytetarët duhet të jenë në shesh.

Qëndrimet tona do të jenë të ashpra, ne do të përballemi me këtë regjim të ndërtuar mbi krimin, mafien dhe korrupsionin.

Salianji thjesht ka bërë detyrën, dënimi i tij është i papranueshëm.

Opozita qartësisht ka qenë në sinkron, është dënuar me forcë.

PL e dënon këtë akt, është akt shumë i rëndë për demokracinë. Saliajni nuk ka konsumuar asnjë kri , është i pafajshëm.

Të gjithë qytetarët duhet të jemi në shesh sepse ky është një alarm, narkoshteti po asgjëson opozitën. Ne do përballemi në çdo shesh, rruge, lagje dhëmb në dhemb.

Denoncuesit më të fortë të korrupsionit ose janë në ndalim si Saliajni , ose arrest shtëpie si prof.dr Sali Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb