Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka uruar presidentin e PL Ilir Meta për ditëlindjen e tij, duke e quajtur atë një simbol të lirisë dhe demokracisë. Blushi ka shpërndarë një foto të Ilir Metës nga vendlindja e tij, Çepani, dhe ka shkruar se Meta feston sot, sipas tij, i izoluar politikisht nga ata që përfaqësojnë armiqtë më të ashpër të lirisë, dinjitetit, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

“Gëzuar Ditëlindjen dhe shëndet të plotë për 100 vite të tjera, Presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet i ndarë politikisht dhe i sulmuar nga ata që e kundërshtojnë lirinë, dinjitetin dhe pluralizmin politik të shqiptarëve”, ka shkruar Blushi.

Ai ka përfunduar postimin me një thirrje për qytetarët e Tiranës, duke i inkurajuar ata që të shprehin mbështetje për Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit.

“Urimet më të sinqerta për Ilir Metën t’i kthejmë në një mbështetje të fuqishme për të në Qarkun e Tiranës dhe në një fitore të jashtëzakonshme më 11 Maj, për t’u rikthyer Lirinë çdo shqiptari të ndershëm dhe atdhedashës”, ka shtuar Blushi.

Postimi i Tedi Blushit:

Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj Gëzuar Ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, Presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

Lider patriot e guximtar, burrë shteti vizionar dhe misionar i kauzave të mëdha kombëtare, Ilir Meta është kthyer në simbolin më frymëzues të Lirisë, të Demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.

Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!

Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb