TIRANE

Dy vjet e gjysmë më parë ndërroi jetë këngtëtari i njohur Françesk Radi. Kantautori u shtrua në spital më 27 mars të vitit 2017 për shkak të një hemorragjie cerebrale. Bashkëshortja e këngëtarit, Tefta Radi, pas një kohe shumë të gjatë, rikthehet në media për të kujtuar Françeskun.

E ftuar në emisionin ‘Soiree’ në Topchannel Tefta foli për sakrificat që të dyve iu desh të bënin në emër të dashurisë, duke rikujtuar momentet më të bukura e ato më të hidhurat, nga fillimi i historisë deri në momentet e fundit të saj.

Tefja Radi
Tefja Radi

Tefta ka rrëfyer se si është njohur me Françeskun dhe se si ra në dashuri me të. “Isha një vajzë studente që e shihja Frankon në bulevard me syrin e lakmisë si të gjitha femrat. Më pëlqente se ishte një tip krejt ndryshe, një djalë që ka qenë jashtë kronizave të çdo kohe. Franko ishte një njeri që binte në sy për sharmin e tij, jo vetëm për muzikën dhe këngët e tij”,- është shprehur ajo.

“Kanë qenë dy vite por edhe vitet më pas do të jenë të vështirë. Unë e filloi ditën me Frankon dhe e mbyll me Frankon. Kudo që shkoj përballëm me të, muzika, zëri, fishkëllima e tij” –tregon e përlotur Tefta Radi. Jeta me të ishtë një mrekulli, edhe pse me vuajtje dhe sakrifica. Dashuria ime për të ishte shumë e madhe”- vazhdon Tefta Radi.

“Dita e fundit ka nisur si një ditë e zakonshme, e lumtur, ishte ditë e diel ishim në një drekë me miqtë tanë. Në darkë u kthyem në shtëpi pastaj u fut në studion e tij për të përgatitur disa këngë punoi 2 orë e ca pastaj u ulëm për të parë një koncert në Rai. Qëndruam deri nga ora 1e natës duke parë koncertin pastaj ramë për të fjetur dhe Franko ra në një gjumë e nuk u ngrit më”- tgregon mes lotësh orët e fundit me Frankon sic e quan ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: