TEHERAN– Gazetari iraniano-amerikan i “Washington Post-it” Jason Rezaian dhe pastori iraniano-amerikan Said Abdeini janë në mesin e katër iranianëve me dy kombësi, të cilët u liruan në kuadër të një shkëmbimi të personave të burgosur, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve FARS.

Më herët, prokurori i Teheranit, Abbas Jafari Dolatabadi, kishte njoftuar për lirimin e katër të burgosurve iranianë me dy kombësi, në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve, pa dhënë detaje rreth identitetit të tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: