TEHERAN- Hyrja në fuqi e marrëveshjes bërthamore mes Teheranit dhe fuqive të mëdha do të aplikohet të shtunën ose të dielën, deklaroi sot një nga negociatorët iranianë të cituar nga agjencia zyrtare IRNA dhe televizioni shtetëror.

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të dorëzojë raportin e saj të enjten për të konfirmuar që Irani i është përmbajtur angazhimeve”, deklaroi Abbas Araghchi.

“Ndërsa të shtunën ose të dielën do të shpallim aplikimin e marrëveshjes bërthamore”, shtoi negociatori iranian.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb