Urdhri për të lëshuar qindra raketa në Izrael është bërë nga lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Një zyrtar shtoi se Teherani është “plotësisht i gatshëm për çdo hakmarrje”.

Afro 200 raketa janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit, sipas raportimeve të Radio Army.

Sirenat kanë rënë në të gjithë vendin ndërsa raketat interceptuese janë lëshuar për t’i rrëzuar ato.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë pak minuta më parë se sulmi po vazhdon dhe u ka kërkuar civilëve që “të qëndrojnë në një hapësirë ​​të mbrojtur deri në një njoftim të dytë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb