Irani zbuloi sot një raketë të re balistike me rreze veprimi prej 1700 kilometrash, gjatë një ceremonie në Teheran ku mori pjesë edhe presidenti i vendit Massoud Peskov. Televizioni shtetëror iranian transmetoi imazhe të raketës “Etemad” (besim, në persisht), “me një rreze maksimale prej 1700 kilometrash”, e cila u prezantua si “raketa balistike më e fundit” e prodhuar nga Ministria iraniane e Mbrojtjes.
Vendet perëndimore janë të shqetësuara për përparimin e bërë nga programi i raketave balistike të Iranit, të cilin ata e akuzojnë se synon të destabilizojë Lindjen e Mesme, me raketat e reja që kanë një rreze të mjaftueshme për të goditur Izraelin, armikun e tij të betuar.
“Zhvillimi i aftësive mbrojtëse dhe teknologjive hapësinore (…) synon të garantojë se asnjë vend nuk do të guxojë të sulmojë territorin iranian ,” siguroi Pezheskian.
#Iran hiding #nuclear development under guise of space program – opposition group#Tehran has already run three successful test launched of its Ghoem-100 rocket – which can carry nuclear warheds, and has a 3,000km range – and plans to develop a more advanced Ghoem-105 in the… pic.twitter.com/q8PGXcg9zI
— Michael Ashura (@MichaelAshura) February 1, 2025
Ceremonia u mbajt me rastin e Ditës Kombëtare të Hapësirës Ajrore dhe pak ditë para festimeve në Iran të 46-vjetorit të themelimit të Republikës Islamike, më 10 shkurt 1979.
Pas inaugurimit, më 20 janar, të presidentit amerikan Donald Trump , i cili gjatë mandatit të tij të mëparshëm (2017-2021) kishte zbatuar të ashtuquajturën politikë të “presionit maksimal” kundër Iranit, Teherani ka rritur lëvizjet e tij që synojnë të demonstrojë fuqinë e tij, duke kryer ushtrime të mëdha ushtarake, duke prezantuar ushtrinë e re, pajisjet dhe bazat e nëndheshme.
Dje të shtunën, Irani prezantoi një raketë lundrimi të quajtur Ghadr-380, e cila ka një rreze veprimi prej 1000 kilometrash dhe pajisje kundër kundërmasave elektronike.
Në të njëjtën ditë u zbulua një bazë e re detare nëntokësore, diku në jug të Iranit, ndërsa dy javë më parë ishte shpallur ekzistenca e një objekti tjetër të ngjashëm.
Në të njëjtën kohë, Teherani po shton gjithashtu mesazhet e tij për vendet perëndimore dhe veçanërisht SHBA, se dëshiron të rifillojë negociatat për programin e tij bërthamor, një shkak tensioni për dekada.