TIRANE

Flori Mumajesi ka një karrierë të shkëlqyer si këngëtar. Suksesi i tij më i fundit është çmimi i parë në “Kënga Magjike, ku “Plas” triumfoi në festivalin e muzikës. Kënga është një baladë e ndier dhe flet për një dashuri të humbur.

Fansat ishin kurioz se kujt i dedikohej kënga. Por në një intervistë në prapaskenën e festivalit Flori sqaroi se kënga nuk është dedikim për askënd! Madje, lajmet e publikuara deri më tani që e lidhnin me një emër të caktuar, i ka cilësuar si “fake news”.

Untitled 23

Flori është përfolur shpesh për marrëdhëniet personale me vajza të njohura të showbiz-it, por deri më sot nuk dimë asgjë konkrete.
Ndërsa ditën e sotme Flori ka habitur të gjithë me postimin e fundit. Ai arriti t’i bëjë të gjithë të dyshojnë se diçka po ndodh me të. “Tek i njëjti vend, por pa ty”,-shkroi ai në një video të turbullt në një bar të Tiranës.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb