Gareth Bale trazon ujërat në shtëpinë e Real Madrid. “Daily Telegraph” sjell një deklaratë të Jonathan Barnett, agjenti i sulmuesit, që me siguri pritët te ketë ndikim jo vetëm në të tashmen e Bale por dhe në të ardhmen e tij: “Duhet ti pasojnë më shumë, kështu Bale mund të tregojë vlerat e tij. Kurë përfshihet në lojë behët lojtari më i mirë i Real-it”. Ndër të tjera agjenti i Bale ka shpjeguar se lojtari i tij nuk dëshiron të ankohet tek Ancelotti, thjeshtë kërkon të dalë nga kjo situatë e errët. Lajmi i vetëm pozitiv për Carlo Ancelotti-n në vigjilje të ndeshjes së kthimit kundër Juventus është rikuperimi i Toni Koos. Mesfushori gjerman u detyrua të largohet nga fusha në ndeshjen kundër Valencia-s në minutën e 25-të pas një shqetësimi muskulorë. Kampioni i botës ka zgjedhur profilin e tij në Twitter për të qetësuar tifozët dhe për të konfirmuar prezencën e tij kundër Juves.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb