Francesco Farioli, tekniku i Ajaxit dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Lazios në Europa League.

“Lazio po bën një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Ajo që është emocionuese është se është një ekip që arrin të mbushë dy zonat me shumë lojtarë. Kur ata sulmojnë e bëjnë këtë me egërsi të madhe dhe mbrojnë me shpirt të madh.

Përzierja e të gjitha këtyre së bashku e bën një lojë të vështirë dhe të komplikuar, por në të njëjtën kohë të bukur për t’u përjetuar. Gjëja që na bashkon më shumë është se filluam si jo favoritë dhe po bëjmë diçka të veçantë”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb