Trajneri i Bylis, Nevil Dede komentoi humbjen 4-0 ndaj Tiranës.

“Në paraqitje të tilla përgjegjësinë duhet ta marr unë. Nuk shkoj asgjë. Mu duk sikur isha me një skuadër që nuk e njihja. Nga Ballshi në Durrës kemi ardhur për turizëm. Sot, treguam që jemi një skuadër që zvogëlohemi shumë. Ne po vuanim shumë me disa vertikale në linjat anësore që janë pa sens. Në ndeshjen e gabuar futa lojtarët e gabuar.

U futën në fushë dhe nuk dhanë asgjë. Përgjegjësitë i marr unë. Sot jam i zhgënjyer. Ishin të njëjtat gabime nga fillimi deri në fund. Mua më shqetëson vetëm një gjë, duhet të jemi të vërtetë gjithmonë. Nuk është e goditur që kemi dy fytyra si skuadër. Kemi shumë punë para. Do flas edhe me presidentin sepse na duhet edhe një fokus shumë i madh. Bylis nuk është kalimtar dhe nuk duhet të kemi performancë”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb