Çekia pret Shqipërinë në Pragë të premten mbrëma, në kuadër të Nations League. Trajneri i Çekisë, Ivan Hasek, në konferencën për shtyp u shpreh se është koha që skuadra e tij të tregojë vlerat ndaj kuqezinjve, kundërshtar ndaj të cilit ka pësuar disfatë në kualifikueset e Europianit me shifrat 3-0.

“Do të jetë një motiv për të gjithë. Dëshirojmë të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria. Edhe pse Shqipëria e tregoi forcën e saj në ndeshjen e shtëpisë, ku luajtën shkëlqyeshëm. Është detyra jonë ta kthejmë dhe të synojmë hakmarrjen”.
Mendimin e tij e dha edhe lojtari çek, Soucek.

“Ata janë një ekip shumë i fortë për sa i përket kundërsulmeve dhe janë të mirë në lojën një-me-një, kjo është një gjë e njohur. Ai ka shënuar shumë gola të bukur në dy-tre vitet e fundit, kanë edhe cilësi të shkëlqyera kur gjuajnë nga distanca. Është një ekip shumë luftarak, këtë e kemi parë të gjithë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb