Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas barazimit me 1-1 me Vllazninë.

“Pjesa e parë ishte vetëm një skuadër në fushë, e jona. Në të dytën ishte i lodhur Bakajoko, nuk ishte në kohë. U munduam me Jahaja, por dhe ai ka pasur probleme. Këto kishim në dispozicion. U munduam të ndërhyjmë sepse ato lojtarë kthejnë ndeshjen, por nuk kishte efikasitet.

Duke parë që dhe kundërshtari mori masa me katër në vijë poshtë, nuk po pretendonte përveç me topin e gjatë, kjo gjë vjen dhe nga kjo. Me lojtarët rezervë fitohet ndeshja, nuk dhanë efikasitetin e duhur por nuk kemi çfarë të bëjmë, është për t’u parë në vazhdim.

Nuk ishte lëvizje taktike, por Bakajoko ka kohë të gjatë pa luajtur, nuk është i gatshëm të marrë mbi 70 minuta. Ishim të detyruar se Jahaja ka qenë jashtë gjatë kësaj jave, nuk kishim alternativa të tjera. As Zejnullai dhe Lushkja nuk ishin komod në pjesën e dytë.

Nuk mendoj që u lodh ekipi, thjesht manovër. Nëse lojtarët që hyjnë nuk bëjnë më mirë, pastaj kjo përkthehet në lodhje se i bie të tjerëve të vrapojnë më tepër”,- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb