Edon Zhegrova është një nga futbollistët më të mirë të Lille. Rreth cilësive të sulmuesit shqiptar, ka folur trajneri i skuadrës franceze, Bruno Genesio.

“Ajo që më pëlqen është se di të jetë vendimtar. Ai është i aftë për të shënuar gola. Ai ka cilësi dhe talent individual që e ndihmon ekipin. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, është shumë i zoti dhe mund të lëvizë shumë shpejt me topin. Ai është një nga lojtarët që mund të bëjë diferencën menjëherë.

Ai punoi më shumë për atë që i kërkova. Por gjithashtu vazhdoi të bëjë atë që bën shumë mirë, shënimin e golave dhe të jetë vendimtar.

“Ai po bën përparim dhe është në rrugën e duhur. Ajo që duhet të bëjë, dhe ai e di këtë, është qëndrueshmëria dhe përqendrimi”.

dhe golave, por i duhet qëndrueshmëri. E di që ai ka objektiva për të shkuar shumë, shumë lart, dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojë gjatë gjithë sezonit që objektivat e tij të arrihen” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb