Tekniku i Monacos, Adi Hutter në konferencë para ndeshjes ndaj Interit në Champions u shpreh se të gjithë në Principatë janë të vetdijshëm se përballë do jetë një nga ekipet më të forta në Europë.

“Të bëj llogaritë? Nëse më thoni tani, unë do të them jo. Ndoshta do të mendoj për këtë gjatë ndeshjes, duke menduar edhe për rezultatet e tjera – shpjegoi trajneri Adi Hutter -. Shpresojmë të bëjmë diçka të veçantë, por para ndeshjes nuk ka kuptim të flasësh për këtë”.

Trajneri austriak ka vetëm fjalë të mira për zikaltërit: “Javën e kaluar thashë që klubet italiane kërkojnë një barazim, por futbolli italian shkon përtej kësaj. Ata janë të mirë në mbrojtje, por nesër nuk mendoj se do të përballemi me klasien e skuadrave italiane: Interi është ndër më të mirët në Evropë dhe është një nga pretendentët për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Ata kanë shifra të mëdha, janë shumë të fortë në sulm. Unë e kam stërvitur Thuram në Gjermani dhe ai po ecën shumë mirë, por mendoj edhe për lojtarë të tjerë themelorë të Interit. Është e vështirë të mundësh një ekip kaq të fortë, por ne duam të tregojmë vlerën dhe guximin tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb