Postecoglou, numri një i stolit të Tottenham, në konferencën para ndeshjes ndaj Qarabag u shpreh se kalendari i ngjeshur i ndeshjeve bën që lojtarët të kenë një rrëzikshmëri shumë të lartë dëmtimi. Sipas trajnerit, bëhet fjalë për një problem serioz, që mund të sjellë pasoja të mëdha.

“Mendoj se po arrijmë në një nivel të rrezikshëm sa i përket pritshmërive tona rreth lojtarëve. Ka për të shkuar në atë pikë, ku nuk do të kemi futbollistët më të mirë në fushë, ose ndoshta edhe më keq, ku ata do të dëmtohen për arsye të ndryshme.

Kështu që është padyshim kjo është diçka që duhet trajtuar.” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb