Tomas Brdaric, tekniku i Vllaznisë, komentoi suksesin 3-4 ndaj Tiranës. Brdaric, nuk la pa përmendur ndërprerjen e ndeshjes për shkak të dëmtimit të lojtarëve nga tifozët.
“Faleminderit për urimin. Duhet të shohim se çfarë ndodhi me Malën, ishte hera e parë në histori për mua që shoh këtë ndodhi. Arritëm të fitonim me ritëm. Ishte ndeshje e merituar për ne sot.
Gurishta është bërë baba për herë të parë dhe kjo fitore shkon për ty Gurishta. Ai është shtuar me vajzë. Venmosëm djemë të rinj dhe duhet të mësojnë nga minutat që morën sot. Ishim duke fituar 4-1 dhe mendoj se aty e ndava mendjen të fus lojtarë të rinj.
Të luash në sfida si këto kur je djalë i ri të rrit shumë. Kemi shumë fuqi në sulm dhe shënojmë shumë gola. Por në mbrojtje nuk duhet të pësojmë shumë. Është e mërzitshme kur ndodh gjithmonë kjo.
Ishte objekitvi ynë sot të mos pësonim, por nuk ia arritëm. Do të punojmë më shumë. Kundër Skënderbeut do të kemi lojtarët më të mirë. Kjo fushë e sotme nuk është e nivelit të Superiores. As ne e as Tirana nuk mund të luante modulin e saj këtu. Nuk e di si luan Lushnja këtu.”, u shpreh Brdaric.