Gjiganti Microsoft ka njoftuar se do të rrisë masat për reduktimin e përdorimit të karbonit, diktuar nga madhësia dhe shpejtësia e ndryshimeve mjedisore, të cilat e bëjnë të qartë nevojën për të bërë më shumë.


Presidenti i kompanisë Microsoft-it, Brad Smith, shpjegoi se do të dyfishonte taksën e brendshme që kompania zbaton për emetimet e saj të karbonit duke e çuar atë në 15 dollarë për ton.


Paratë e mbledhura në këtë mënyrë do t’i bëjnë aktivitetet e kompanisë të qëndrueshme.


Smith ka njoftuar se kompania Microsoft do të arrijë qëllimin se do të rrisë me 60% energjinë e rinovueshme brenda vitit 2013.