Mijëra izraelitë dolën në protesta të reja kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dje në mbrëmje, për të demonstruar zemërim për dështimin për të rënë dakord për një armëpushim në Gazë dhe për të siguruar kthimin e pengjeve.

Sipas medias izraelite, protesta më e madhe u zhvillua para banesës private të kryeministrit në Cezare.

Demonstruesit kërkuan zgjedhje të reja dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.

“Qindra njërëz u mblodhën gjithashtu në Jerusalem për një protestë”, sipas raportimeve.

Në protesta, njerëzit akuzojnë Netanyahun për anashkalimin e kërkesave të partnerëve ekstremistë në koalicionin e tij të krahut të djathtë dhe për pengimin e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi islamik palestinez.

Disa ministra kanë kundërshtuar marrëveshjen me Hamasin, pasi ajo do të parashikonte gjithashtu një armëpushim dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Izraeli vazhdon të kërkojë të eliminojë Hamasin, i cili sulmoi vendet në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyer rreth 250 të tjerë në Gazë.

Izraeli u përgjigj duke goditur Gazën me sulme ajrore dhe filloi një ofensivë tokësore në territorin e mbyllur palestinez në fund të tetorit.

“Më shumë se 37 300 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 8 5000 janë plagosur në rrjedhën e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës”, sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, në Gazë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: