TIRANË

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, Policia e Shtetit ka marrë menjëherë masat për të mbrojtur godinën e Kuvendit nga sulmet e mundshme.


Për këtë ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili shpreh habinë ndaj veprimeve të qeverisë shqiptare për të mbuluar Kuvendin me tela me gjemba.


Ai sulmon shefin e qeverisë, ndërsa shprehet se nuk mund të mbrohet karrigia e kryeministrit me forma dhe veprime të tilla. Paloka mes tjerash i kërkon shpjegime Ramës për mesazhin e një fotoje, të cilën shefi i ekzekutivit e publikoi të shtunën në mbrëmje ku shfaqej i ulur në një karrige tek pallati i Operas dhe Baletit me vështrim nga sheshi “Skënderbej”.


“O idiot, cfare kerkon te besh, do e mbushesh Tiranen me rrethime me tela ?! Tiranen nuk mund ta kthesh ne Ëest Bank o deficent ku ndahen territoret me tela me gjemba.

Keshtu shpreson me te vertete te mbash karrigen?!! Keshtu do ta ndalosh urrejtjen qe kane per ty?Ku shkoi “mesazhi” i asaj fotos qe kishe bere ne mes te Tiranes “ i qete” dhe ”i vetem” ne stol…?”, shkruan Paloka.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: