TIRANE – “Dancing With The Stars” është në telashe të vërteta, teksa pritet që mbrëmjen e sotme të nisë nata e parë e spektaklit.

Mësohet se balerinët kryesorë të spektaklit, Gerd Vaso dhe Enada Hoxha janë larguar një ditë përpara nisjes së spektaklit, pas mosmarrëveshjeve që kanë patur me producenten Holta Dulaku. Thuhet se shkak i mosmarrëveshjeve ka qenë pushimi i disa prej balerinëve të tjerë, vendim i cili është kundërshtuar nga dy koreografët. Mosmarrëveshjet kanë arritur deri në atë pikë sa t’i detyronin koreografët të largoheshin nga spektakli.

Mësohet se nga gara e kërcimit, janë tërhequr edhe Ronela Hajati dhe Ingrid Gjoni, të cilat janë zëvendësuar nga Valbona Mema dhe modelja Heidi Lushtaku.

Gerd Vaso dhe Enada Hoxha prej 5 vitesh kanë qenë koreografët e “Dancing With The Stars”, që transmetohet në televizionin Vizion Plus.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: