Vallë të mos jetë kaq i vëmendshëm ndaj këngëve të së dashurës së tij, apo ndoshta mes tyre ka probleme? Mediat rozë raportojnë se Lewis Hamilton do të ketë probleme me të dashurën e tij, Nicole Scherzinger, pasi nuk ka njohur një këngë të sajën. Kampioni i Formula 1, ishte i ftuar në një emision të BBC Radio, ku bëri një lojë se sa i njihte këngët që i viheshin në sfond. Pas disa këngësh, në ‘quitz’ ishte përfshirë edhe kënga “Scream”, të cilën Scherzinger e këndon së bashku me Timbaland dhe Keri Hilson. Ai nuk e njohu këtë këngë dhe pastaj me shaka deklaroi se do t’i ketë punët keq kur të shkojë në shtëpi.
(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: