2 ndeshje skualifikim. Është ky vendimi nga gjykata sportive për mbrojtësin francez të Milanit, Theo Hernandez. Theo u ndëshkua me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes ndaj Fiorentinës, zhvilluar të djelën në mbrëmje, në Artemio Franchi.
Në këtë mënyrë, Milani humbet mbrojtësin, për dy sfidat e rradhës në Serie A, atë ndaj Udineses në San Siro si dhe ndaj Bolognës në transfertë.