Rikthimi i Neymar te Barcelona po ndërlikohet gjithnjë e më shumë. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” për sulmuesin brazilian parashikohen telashe të tjera. Ashtu si Ronaldo, Mourinho dhe shumë të tjerë, as Neymar nuk i ka shpëtuar problemeve me drejtësinë spanjolle.

Neymar Fcb
Neymar Fcb

4 vitet e tij te Barcelona dhe më pas transferimi te PSG nuk kanë shpëtuar pa u hetuar nga organet spanjolle të cilat në përfundim të hetim kanë gjetur parregullsi në deklarimin e të ardhurave, për këtë arsye pritet ti kërkojnë sulmuesit të PSG plot 35 milion euro dëmshpërblim. Në 2017, përpara se të transferohej te PSG, Neymar nuk deklaroi të ardhurat e tij në hyrje si rezident në Spanjë.

Nasser Al Khelaifi Neymar Psg Xjgdwjwrwerd1s19g3qgsn4nu
Nasser Al Khelaifi Neymar Psg Xjgdwjwrwerd1s19g3qgsn4nu

Nga ana tjetër as klubi francez nuk është treguar shumë transparent me blerjen e Neymar duke mos treguar shifrat zyrtare të pagës së lojtarit. Për Neymar ky është thjeshtë telashi i radhës, pas akuzave për përdhunim dhe pas konfiskimit të 36 milion eurove pasuri të paluajtshme në Brazil.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: