“Sevgin Yavuz është kapiten i jahtit tim. Ishte nisur nga Budva për të marrë vëllanë tim në ishullin e Korfuzit, ku ndodhej me pushime. Hera e fundit që e kam telefonuar është kur ai ndodhej në Durrës. Më tha që kam hyrë në ujërat territoriale shqiprtare dhe jam afër Durrësit. Një moment, më tha që nuk kishte shumë valë telefoni, ky ka qenë dhe kontakti im i fundit me të”. -kështu ka deklaruar përpara oficerëve të policisë, Pronari i vërtetë i jahtit që u gjet i braktisur 12 milje larg nga Shëngjini.


Nedim Akyuz, ka këmbëngulur se kapiteti i jahtit në dijeninë e tij nuk kishte asnjë problem dhe nuk rezuilton të ketë rekorde të mëparshme kriminale. Ai ndërkohë i shoqëruar edhe nga punonjës të ambasadës turke ka kërkuar të marrë jahtin e tij në Turqi, por prokuroria ka refuzuar me argumentin se jahti shërben si provë për hetimin e cështjes. Deri më tani jahti nuk i është kthyer, edhe pse pronari këmbënguli se për mirëmbajtjen e tij duhen shpenzuar miliona euro dhe kjo për të është humbje.


Prokuroria e Lezhës nga ana tjetër ka cuar për ekspertizë celularin e Sevgin Yabuz, personi që mendohet i zhdukur, me shpresën se do të mund të gjejë të dhëna për të mësuar më shumë rreth fatit të tij.


(BalkanWeb)