TIRANË

Ish-deputeti socialist që garon për t’u bërë kryetar Bashkie i Lezhës Pjerin Ndreu i cilëson telefonata pune normale me socialistët përgjimet e publikuara sot nga gazetari i Bild Peter Tiede.
Ndreu ka reaguar më një postim në “Facebook”, pasi emri i tij figuronte si pjesë e skemës së ngritur për blerjen e votave në Dibër në zgjedhjet e 2017.

“Përgjimet janë indicie por jo prova. Megjithatë meqë është përmend emri im, jam i detyruar t’u them se komunikimi im s’ka të bëjë me shit blerje, por me votat e një socialisti i cili normalisht duhet të votojë partinë e vet. Është komunikim normal me strukturat tona. As nuk është i PD as i LSI që të quhet presion. Nëse nuk lejohet t’u kërkohet vota nga ne socialistëve, atëherë është tjetër gjë.
Përgjimi është një flluskë sapuni se u nis si shitblerje dhe u katandis në telefonata pune normale me socialistët. Drejtorit të shkollës i lejohet ligjërisht të jetë pjesë e strukturat politike për ato që nuk e dinë këtë gjë dhe të votojë partinë ku aderon!”, shkruan Ndreu.

Pjerin Ndreu
Pjerin Ndreu

Konkretisht emri i tij përmendet në fillim të përgjimit ku drejtori Rajonal i Arsimit urdhëron një vartës të tij, drejtor shkolle të fotografojë votën e tij dhe të familjes pasi nuk ka besim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb