TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, një pjesë të të cilës e ka zbardhur vetë. Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se telefonata ka zgjatur rreth 45 minuta dhe janë vendosur të gjitha pikat mbi ‘i’.

Sipas kryeministrit, Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim????Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë?????Danke Angela?”, shkruan Rama.

Rama Fb
Rama Fb

Kryeministri më pas ka postuar “Tweet”-in e tij në “Facebook”, ku shkruan “Postimi në Twitter i ditës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb