Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar sot në rrugën “George W. Bush shtetasin Enrison Abazi 30 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë falë një telefonate të ardhur në numrin unik 112 të policisë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 19.12.2016, rreth orës 14:40, në lagjen Nr. 1 Sarandë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me sende të forta (shkop bejsbolli) dhe mjete të mprehta (thikë), shtetasin Xhejms Hyseni, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb