GREQI- Gatishmërinë e palës ruse që të financojë kompani greke që do të marrin pjesë në projektin e ndërtimit të “Gazsjellësit Grek” të gazit natyror, ka konfirmuar presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë bisedës telefonike me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, sipas një komunikate të Kremlinit.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve të përbashkëta të infrastrukturës, përfshirë ndërtimin e sistemit të transportit të gazit rus në Greqi, si pjesë e rrjetit të ri të transportimit nëpërmjet Turqisë dhe vende të tjera europiane”, thuhet në komunikatën për shtyp të Kremlinit, ku nënvizohet se “në këtë kuadër u konfirmua gatishmëria e palës ruse që të shqyrtojë çështjen e financimit për kompani greke publike dhe private, që do të aktivizohen në këtë projekt”.
(ed.me/NEWS24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: