Gionee, krijuesja e dy telefonave inteligjentë që mbajnë rekordin për telefonat më të hollë në botë, Elife S5.5 dhe Elife S5.1, ka krijuar tani një tjetër pajisje të veçantë nga të tjerët. Kompania ka krijuar një telefon inteligjent që nuk përmban vetëm një bateri, siç çdo telefon tjetër, por dy bateri.

Gionee M5 do të përmbajë dy bateri që do të zgjasin për katër ditë nëse telefoni përdoret gjatë gjithë kohës. Sapo të harxhohet karikimi i njërës bateri, telefoni do të përdorë baterinë tjetër automatikisht, citon krokodili.

Kështu Gionee do të zgjidhë një nga problemet më kryesore tek telefonat inteligjentë, atë të baterisë. Nuk janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me specifikat e këtij telefoni apo përmasat që do të ketë. Ndoshta mund të zbulojmë më shumë informacione në ditët në vijim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: