Më 24 maj të 175 viteve më parë Samuel Morse inauguroi linjën e parë telegrafike duke dërguar një mesazh nga Uashingtoni në Baltimore.


Që atëherë telegrafi u përhap me shpejtësi në të gjitha kontinentet, duke krijuar kështu një rrjet të dendur, në të cilin kanë ”udhëtuar” mesazhet private dhe lajmet që korrespondentët i kanë dërguar në gazetat e tyre.


Falë telegrafit, në atë periudhë lindën agjencitë e shtypit, para së gjithash ‘’Agence Havas’’ në Paris, në 1835, e ndjekur nga ‘’Reuters’’ britanike në 1850.


Një tjetër revolucion i madh telekomunikues erdhi me telegrafin pa tela, kur në qershor 1896 Guglielmo Marconi depozitonte patentën që qëndronte nën teknologjinë e re dhe në vitin 1901 dërgoi sinjalin e parë në Atlantik.

Sot është ende e mundur të dërgosh një telegram nga zyrat postare.

Ndërkohë, telekomunikacionet janë duke u përgatitur për një hap të ri përpara me satelitët e telekomunikimit kuantik që premtojnë lidhjet ultra-të shpejta dhe hacker-proof, siç dëshmohet nga eksperimentet e para të kryera në Kinë.