“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me njohjen zyrtare të mbretit Zog nga Turqia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image
Image

Turqia njohu mbretërinë e Shqipërisë

Më 27 tetor, Presidenti i Republikës turke i dërgoi një telegram Madhërisë së Tij Mbretit Zog të Shqipërisë, duke i uruar lumturi dhe prosperitet për kombin shqiptar.
Madhëria e Tij i ktheu të njëjtin urim.

I ngarkuari për çështjet diplomatike i Turqisë në Tiranë vizitoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të cilin e njoftoi se ai ishte udhëzuar nga qeveria e tij për të hyrë në marrëdhënie zyrtare me qeverinë shqiptare./Darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: