Asnjë nuk ka përfunduar! Zhurma që nisi në janar dhe që u ampilifikua fort në verë, duket se nuk ka ndërmend që të shuhet as tani që merkatoja verore është mbyllur. Nejmar Da Silva Junior mbeti te Paris Sën Zhërmeni, pavarësisht dëshirës së fortë për t’u rikthyer në Barcelonë pasi PSG refuzoi çdo propozim të katalanasve, duke kërkuar vetëm para “cash” dhe jo shkëmbime teknike.

Por ende asgjë nuk ka përfunduar. Ai që ka rindezur temën është babai i Nejmarit, që për “El Mundo Deportivo” ka deklaruar: “Barcelona dhe Paris Sën Zhërmeni po vijojnë ende të punojnë. Një brazilian ka si mendim të vetëm të jetojë aty ku ndihet i lumtur dhe në Barcelonë im bir ishte shumë i lumtur. Kur shokët i thanë nëse do të kthehej sërish, ai u mallëngjye”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: