Në sezonin e pushimeve, futbollistët më të kërkuar shpesh zgjedhin destinacione përrallore ku mund të kalojnë pushimet e tyre. Një nga ato vende janë Bahamas, ishujt e Detit të Karaibeve që ndodhen gjeografikisht midis Miamit dhe Kubës.  Matthijs de Ligt dhe partnerja e tij ishin në Miami dhe pastaj në Bahamas. Gerard Piqué dhe Shakira dhe fëmijët e tyre kanë udhëtuar gjithashtu në këtë arkipelag të largët.


Dhe siç ka mësuar MD, në Bahamas ka pasur një takim mes De Ligt dhe Pique. Pa dyshim mund të jetë një koincidencë, por shumë e dyshimtë duke pasur parasysh se njëri është mbrojtësi qëndror i Barçës dhe tjetri mund të jetë pasardhësi i tij i ardhshëm. Përmbajtja e asaj që kanë dikutaur mbetet sekret midis tyre.


BalkanWeb