Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka denoncuar me shifra lënien pas dore të kompensimit të ish-pronarëve gjatë 5 muajve të parë të vitit 2024.

Teliti shprehet se qeveria që urren ish-pronarët, kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet. Sipas tij, qeveria ka dhënë për ish-pronarët shumë më pak para sesa ka premtuar.

Dorian Teliti: Qeveria që “urren” (ish)pronarët, kujtohet për ta vetëm kur vijnë zgjedhjet.

Thirrini kujtesës tuaj mbi premtimet qeveritare📝 për këtë shtresë dhe shikoni më poshtë faktet kokëforta.

👉Fakt: Në 5 muajt e parë 2024 qeveria ka dhënë vetëm 3.4 milionë euro kompensim për (ish)pronarët, vlerë kjo 15 herë më e ulët sesa buxheti i premtuar 2024 nga ana e qeverisë.

👉Fakt: Kompensimi i (ish)pronarëve për 5 muajt e parë të 2024 është 36% më i ulët edhe sesa 5-mujori 2023.

🔷Ndaj të gjithë (ish)pronarët jo vetëm të na bashkohen në protestë, por ti prijnë asaj dhe ndryshimit, pasi pa ndryshim nuk do ketë zhvillim për ta dhe Shqipërinë.

🔷Të gjithë të bashkuar në 11 korrik për ngritjen e qeverisë teknike, për të patur pas 12 vitesh zgjedhje të lira e të ndershme, të pranuara nga të gjithë, zgjedhje që kryefjalë do kenë ndryshimin politik dhe të ardhmen europiane të vendit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: