Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorian Teliti ka prezantuar politikat dhe masat që do të ndërmerren që në fillim të mandatit qeverisës së Partisë Demokratike më 2025-2029, në betëjen ndaj informalitetit të ekonomisë shqiptare.

“👉Ulje të ndjeshme të barrës fiskale, gërshetuar me implementimin e taksës së sheshtë 10%. Biznesi i vogël do jetë aleati kryesor i shtetit në këtë betejë.

👉Heqjen e cdo lehtësie fiskale të dhënë me ligje preferenciale apo të porositura, duke garantuar trajtim të njëjtë dhe konkurrencë të ndershme midis sipërmarrësve.”, shkruan Teliti.

Postimi i Dorian Telitit:

PD aleate me sipërmarrësin e ndershëm. Beteja ndaj informalitetit nuk fitohet me “fushata policore” por me politika dhe masa konkrete e të zbatueshme:

👉Ulje të ndjeshme të barrës fiskale, gërshetuar me implementimin e taksës së sheshtë 10%. Biznesi i vogël do jetë aleati kryesor i shtetit në këtë betejë.

👉Heqjen e cdo lehtësie fiskale të dhënë me ligje preferenciale apo të porositura, duke garantuar trajtim të njëjtë dhe konkurrencë të ndershme midis sipërmarrësve.

👉Rishikim total të sistemit aktual të gjobave dhe ndëshkimeve. Kontrollet vetëm në bazë të analizave të riskut, stop vendimeve arbitrare apo të qëllimshme.

👉Thjeshtim të legjislacionit fiskal dhe angazhim politik që cdo ndryshim apo rishikim i legjislacionit fiskal aktual do kryhet brenda 100 ditëve të para të mandatit dhe nuk ndryshon për periudhën 4-vjecare, duke siguruar qëndrueshmëri dhe siguri juridike për cdo sipërmarrës, vendas apo i huaj qoftë ai.

👉Modernizim të administratës fiskale, ku meritokracia dhe zhvillimi profesional do jenë kryefjala.

🔷Informaliteti i sotëm mbi 40%, kjo gangrenë që shkatërron konkurrencën e lirë e të ndershme, gangrenë që falimenton cdo vit me mijëra biznese dhe që godet në palcë ekonominë shqiptare, me politikat dhe masat e mësipërme në rastin më të pakët do përgjysmohet brenda mandatit të parë qeverisës.

🔷🔜Me ndryshimin vjen edhe frymëmarrje reale për ekonominë dhe aktorët e tregut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: