Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, ritheksoi angazhimin programor të PD-së për anulimin e taksimit progresiv 23% dhe rikthimin brenda 100 ditëve të para të taksimit të sheshtë 10%.

Teliti premtoi se nëse Partia Demokratike kthehet në pushtet, do të zbatojë një taksë të sheshtë 10% brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Ai e përfundoi postimin e tij me thirrjen për një ekonomi të lirë dhe më shumë mundësi për të gjithë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për të kthyer Shqipërinë në rrugën e zhvillimit.

“MË 11 MAJ, I JAPIM FUND GRABITJES ME TAKSËN PROGRESIVE 23%!
Pak më shumë se tre muaj na ndajnë nga dita e rëndësishme e zgjedhjeve, një mundësi historike për të ndalur regresin ekonomik të 12 viteve të fundit.
Taksa progresive 23% ka dëmtuar rëndë shtresën e mesme, profesionistët, pedagogët, mjekët, sipërmarrësit, etj, duke i detyruar shumë prej tyre madje edhe të largohen nga vendi. Ky model taksimi ka mbytur iniciativën, ka frenuar zhvillimin dhe ka zhytur ekonominë në një krizë të vazhdueshme.
Koha për ndryshim ka ardhur! Më 11 maj, le t’u japim fund politikave që penalizojnë ata që punojnë dhe kontribuojnë për këtë vend.
Me Berishën Kryeministër dhe PD në qeverisje, taksa e sheshtë 10% do të hyjë në fuqi brenda 100 ditëve të para, duke sjellë një klimë të re për shtresën e mesme, profesionistët, biznesin, rritjen e pagave dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Një ekonomi e lirë, e fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë – kjo është rruga përpara! Bashkë e kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”,shkroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb