TIRANE

Demokrati Dorjan Teliti ka denoncuar përmes një postimi në ‘Facebook’, sesi  Partia Socialiste dhe kryebashkiaku Erion Veliaj detyron punonjësit e administratës të marrin pjesë dhe të sjellin njerëz në Kongresin e PS.

Teliti krahas denoncimit publikon edhe një mesazh, në të cilin shkruhet se urdhri vjen nga vetë kryebashkiaku, Erion Veliaj.

“Dori si kalove? Më tha që është të… që ju kanë thënë që të dalin me detyrim ditën e shtunë në orën 11 te Akademia e Arteve, së bashku me familjarët, në të kundërt të japin dorëheqjen…urdhri i Erjon Velisë.”-shkruhet në mesazhin e publikuar nga Teliti.

54514377 10157015247873389 4620638564223287296 N
54514377 10157015247873389 4620638564223287296 N

Postimi i Dorjan Telitit

Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës. Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna.

Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së.

Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!

#ShqipëriasiEuropa #SistemiEnveristnëAksion #StopArbitraritetit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb