TIRANË

Presidenti i Republikës e sheh si një përpjekje e politikanëve për t’iu shmangur përgjegjësisë e llogaridhënies idetë për bashkim. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se pyetjet pse të mos bashkohen shqiptarët, serbët apo kroatët janë diabolizëm i gjallë.

POSTIMI
Dëgjojmë shpesh: “Pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Pse të mos bashkohen të gjithë serbët? Pse të mos bashkohen të gjithë kroatët? Pse të mos bashkohen të gjithë boshnjakët?” Këto delirime, gjoja patriotike, më shumë se sa folklorizëm, janë një diabolizëm i gjallë. Është një përpjekje e politikanëve autoritarë, shpeshherë në mënyrë të koordinuar, për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit dhe përgjegjësitë e tyre.

Meta Fb
Meta Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb