Kashmiri – një rajon i nënkontinentit indian veriperëndimor – është goditur nga një valë e të nxehtit intensiv – duke regjistruar dje temperaturën më të lartë të korrikut në 25 vjet.

Sipas zyrës meteorologjike, qyteti Srinagar regjistroi dje një temperaturë maksimale prej 36,2 gradë Celsius.

Kjo ishte dita më e nxehtë e korrikut që nga 9 korriku 1999 – kur temperatura më e lartë shënoi 37 gradë Celsius.

Dita më e nxehtë e korrikut në Srinagar u regjistrua më 10 korrik 1946 – me temperatura që u rritën në 38,3 gradë Celsius.

Qytetet Qazigund dhe Kokernag në Kashmirin jugor gjithashtu shënuan ditën e tyre më të nxehtë të korrikut të dielën.

Qazigund shënoi një temperaturë maksimale prej 35,6 gradë Celsius, duke mposhtur nivelin e mëparshëm prej 34,5 gradë Celsius të regjistruar më 11 korrik 1988.

Në Kokernag, temperatura u rrit në 34,1 gradë Celsius, kundrejt 33,3 gradë Celsius të regjistruar më 3 korrik të këtij viti.

Qyteti jugor i Kashmirit u perfshi nga temperatura 33 gradë Celsius – vetëm një herë më 8 korrik 1993.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb