TIRANE- Kush ka plane për këtë fundjavë duhet më parë ti hedhë një sy parashikimit të motit. Temperaturat pritet të jenë të larta, por nuk mungojnë as reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, deri në fundjavë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por orët e pasdites fuqizojnë përkohësisht vranësirat në zonat malore ku priten shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë me rritje graduale në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13°C vlera më e ulët gjatë mëngjeseve (juglindja) deri në 33 – 34°C, maksimumi gjatë mesditës në zonat e Ultësirës.
metoalb
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: